Plagosi ish të dashurin, shqiptarja: Më mori fëmijën, do të më marri pasurinë në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptare ka qëlluar me breshëri arme duke lënë të plagosur rëndë ish partnerin e saj Jorgos Neos. Mësohet se gruaja me origjinë shqiptare e ka akuzuar ish-partnerin se nuk e lejonte ta shikonte vajzën e tyre.

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë. Mësohet se vajza e shqiptares ishte rritur me familjen aktuale të ish partnerit grek, ndërsa ky i fundit gradualisht e kishte ndarë nga vajza e tyre duke mos e lejuar që ta takojë.

Gruaja pretendon se ka një pasuri të madhe në Shqipëri dhe se okulisti po përpiqej t’i “hante” paratë e saj dhe për këtë “e rrëmbeu” fëmijën.

Sipas policisë Klodiana Çela ka dhënë dy versione të shkaqeve që e detyruan të kryente aktin kriminal. Raportohet se fillimisht ajo ka akuzuar ish partnerin e saj se nuk e ka lejuar që ta takojë vajzën. Ndërkohë një akuzë tjetër e ngritur nga e arrestuara është se gruaja e të plagosurit ishte pjesë e një organizate kriminale dhe i kishin marrë vajzën 13-vjeçare. Ajo i ka kërkuar policisë që të arrestojë gruan e ish të dashurit të saj.

Nga ana tjetër policia po heton se si e kishte siguruar armën Klodiana me të cilën qëlloi dy herë ne bark dhe në gjoks babanë e vajzës. Gjithashtu po hetohet se kush janë bashkëpunëtorët e saj që e kanë ndihmuar që ajo t’i bënte pritë 68-vjeçarit.

Si ndodhi ngjarja?

Mësohet se pasditen e sotme burri grek ishte jashtë shtëpisë së tij në Chalandri, pasi kishte marrë vajzën nga shkolla. Gruaja shqiptare raportohet se është fshehur në bodrumin e pallatit dhe kur është shfaqur me vogëlushen i është hedhur përpara dhe ka nisur të bërtasë.

Nga sherri ajo ngriti revolen dhe shtypi dy herë këmbëzën. Plumbat e kapën mjekun në bark e gjoks.

Share With:
Translate »
173 Views