Plas lufta mes familjeve VIP, Jay Z-Beyonce këngë kundër Kardashianëve

Menjëherë pas lindjes së binjakëve Sir dhe Rumi për çiftin e famshëm nisën të qarkullonin thashetheme se ata ishin duke punuar për një album të përbashkët.

Edhe pse ata ende nuk e kanë konfirmuar një lajm të tillë, vetëm pak orë më parë arritën të surprizojnë fansat e tyre me një këngë të re. Projekti më i ri i Beyonce dhe Jay Z vjen në bashkëpunim me super producentin Dj Khaled dhe reperin Future.

Prurja quhet “Top Off” dhe kjo nuk është vetëm një këngë e bukur. Vitet e fundit Jay Z dhe Beyonce kanë pasur probleme me njëri-tjetrin por asnjëherë me të tjerët, ndërsa tani që nuk kanë më probleme së bashku, do të nisin krisjet me njerëzit e tjerë në industri.

“Top Off” flet për famën e çiftit dhe disa nga rreshtat e tekstit vijnë si ‘dis’ për klanin Kardashian-Jenner. Para pak javësh një foto ku Kylie Jenner mban dorën e vajzës së saj, theu internetin nga pëlqimet dhe kjo ishte hera e parë që dikush tejkalon Beyonce.

Në tekstin e këngës 36-vjeçarja tregon se edhe pse është e dyta për nga pëlqimet ajo do të jetë gjithmonë e para për publikun dhe kjo gjë vlen për të gjitha vajzat e klanit Kardashian-Jenner.

Kjo është hera e parë që Beyonce sulmon personazhe të famshëm të cilët kurrë nuk kanë folur apo vepruar kundra saj. Teksi i “Top Off” po përflitet shumë në internet dhe publiku e ka pritur me shumë dyzim.

Share With:
Translate »
642 Views