Plas skandali në mes të rrugës! Modelja e njohur çmendet se i prekën vajzën

Të gjithë e harrojnë pozitën që kanë kur bëhet fjalë për fëmijët. Një ngjarje që ndodhi së fundmi e që i shkaktoi nervozizëm modeles së njohur me format bombastike dhe shumë të komentuar për jetën private, Black Chyna po bën bujë ditën e sotme.

Ajo ka shpërthyer në grushta dhe shkelma, pasi mesa duket dikush ka tentuar t’i prekë vajzën.. Në videot e publikuara në rrjetet sociale nga kalimtarët që e filmuan, modelja shfaqet mjaft e revoltuar teksa hedh makinën lodër dhe bën sherr.

Pas bujës së videos, ajo vetë e ka sqaruar ngjarjen në profilin e saj në ‘Instagram’ ku ka shkruar: “Të jesh i famshëm është e vështirë të përballesh me vështrimet gjykuese të njerëzve, por kur dikush ka aq guxim sa të vijë dhe të prekë me dorë fëmijën, kjo është një histori tjetër.

Nuk jam pro dhunës apo jam një person i dhunshëm, por një vlerësim të merituar për të gjitha ato mama që do të mbrojnë fëmijët e tuaj me gjitha kostot!”

Kujtojmë që Blac Chyna vajzën e ka nga lidhja afatshkurtër me vëllain e Kim Kardashian, Rob.

Share With:
Translate »
1483 Views