Plumba në mes të territ, rrëfimi tronditës i ish-zyrtarit: Si ma vranë gruan në sytë e fëmijëve

   

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Prishtinë mbrëmjen e kaluar. Një grua u vra me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi”. Sipas policisë në Prishtinë viktima u gjet rreth orës 20.20 brenda një veture.

Sipas policisë së Kosovës, viktima e identifikuar si Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur mbante detyrën e Presidentit të Kosovës. 33-vjeçarja u grabit dhe më pas është vrarë.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike. Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murselit u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri. Këto janë vetëm disa nga detajet që Murseli i ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

Share With:
Translate »
91 Views