Po bën namin në rrjetet sociale, çfarë mendon Alketa Vejsiu për ekspozimin e të bijës: Kemi diskutime të forta…

Nikol Nelo, dikur “mister” për publikun sot një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale. Ajo është vajza e moderatores së njohur Alketa Vejsiu.

Si e tillë publiku ka qenë gjithmonë kurioz për të, ndonëse Vejsiu është munduar ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Por, gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë që është më e rritur duket se Nikolit i “pëlqen” fama dhe është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi në intervistën virtuale që ka realizuar Alketa, një ndjekës e ka pyetur pikërisht për këtë çështje. Pyetjes se ç’mendim ka për ekspozimin e vajzës së saj kohëve të fundit, Alketa i është përgjigjur:

“Kemi diskutime të forta për këtë. Unë ngaqë jam protektive mendoj se duhet të jetë e rezervuar. Kishte dhënë disa përgjigje të mira në një bisedë të fundit në Instagram, mu duk e rritur, e pjekur, mu duk mirë. Thashë për ato gjërat të cilat më kundërshton i ka marrë disa leksione. Niki është krenaria ime më e madhe,”-tregoi moderatorja.

Moderatorja Alketa Vejsiu është ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Por ajo ka preferuar ta mbajë familjen sa më larg vëmendjes së publikut. Vetëm pak kohë më parë, në një intervistë dhënë për “Panorama Plus”, prezantuesja shprehej rreth arsyeve që kishte zgjedhur ta mbante hermetike jetën private. “Mendoj që nuk do ta bëj se gjërat e shtrenjta jam mësuar ti ruaj nga hienat dixhitale!”, tha ajo.

Aktualisht Nikol po studion në Angli, çfarë ka bërë që moderatorja ti kalojë ditët mes Londrës dhe Tiranës ku dhe vijon me angazhimet e saj në televizion.

Share With:
Translate »
100 Views