Sa acid folik duhet të merrni gjatë përpjekjes për të mbetur shtatzënë?

Sapo të filloni të provoni për një shtatzëni të dëshiruar, ju duhet të merrni një suplement ditor që përmban 400 mikrogramë (mcg) acid folik.

Disa ekspertë rekomandojnë që të filloni ta merrni atë deri në tre muaj para se të mbeteni shtatzënë, por nëse tashmë keni filluar të provoni, ose jeni shtatzënë, përpiquni të mos shqetësoheni – thjesht filloni ta merrni sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan Baby Center.co.uk transmeton Gazeta Shneta.

Në disa rrethana, mjeku juaj mund të përshkruajë një dozë më të lartë të acidit folik, zakonisht 5 miligramë (mg) ose që është 5,000 mikrogramë në ditë. Kjo mund të ndodhë nëse:

– ju ose partneri juaj keni një defekt të tubit nervor (NTD) si spina bifida, ose një histori familjare të NTD;

– keni konceptuar më parë një fëmijë me një NTD;

– jeni me diabet.

– jeni obez, me një indeks të masës trupore (BMI) mbi 30.

– jeni duke marrë barna për epilepsinë.

– ju keni sëmundje celiake, anemi drapërocitare ose talasemi.

Nëse ndonjë nga këto më sipër vlen për ju, lini një takim me mjekun tuaj për të pyetur se sa acid folik rekomandohet për nevojat tuaja individuale.

Çfarë është acidi folik dhe pse nevojitet për shtatzëni?

Acidi folik njihet edhe si vitamina B9. Kjo lëndë ushqyese thelbësore nuk do t’ju ndihmojë të mbeteni shtatzënë, por është thelbësore për shëndetin e foshnjës tuaj në zhvillim pasi të keni mbetur shtatzënë.

Mes tjerash, acidi folik është vërtetuar se redukton në masë të madhe rrezikun që foshnjat të zhvillojnë probleme serioze të trurit dhe palcës kurrizore si spina bifida.

Në javët e para të shtatzënisë, grupi i nervave që përfundimisht do të bëhen shtylla kurrizore dhe sistemi nervor qendror i fëmijës suaj njihet si tubi nervor. Nëse diçka shkon keq ndërsa zhvillohet, kjo njihet si një defekt i tubit nervor (NTD).

Acidi folik ndihmon tubin nervor të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme.

Përveç marrjes së një suplementi, ju mund të rrisni sasinë e acidit folik natyral në dietën tuaj. Folati gjendet në sasi të vogla në shumë ushqime. Burimet e mira përfshijnë:

– perime jeshile, me gjethe të tilla si lakër, spinaqi, brokoli.

– fasule dhe bishtaja, të tilla si qiqrat;

– portokalli;

– gruri dhe drithëra të tjera integrale.

Share With:
Translate »
143 Views