Po, edhe dieta e baballarëve ndikon në shëndetin e fetusit

Natyrisht se gratë janë ato të cilat paralajmërohet që të bëjnë kujdes në ushqime gjatë shtatzënisë në mënyrë që fëmija të merr të mirat ushqyese për rritje. Por, a duhet edhe baballarët t’i kushtojnë vëmendje dietës së tyre?

Hulumtimi i publikuar në Nutrition & Dietetics Journal zbuloi se dieta e partnerit gjatë shtatzënisë ka një ndikim afatgjatë në shëndetin e ardhshëm të një fëmije shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit me bazë në Queensland shikuan dietat e pothuajse 200 çifteve gjatë periudhës prenatale.

Ndoshta, çuditërisht, studiuesit zbuluan se gratë kishin më shumë gjasa të përmbushnin udhëzimet e rekomanduara ditore të dietës nëse edhe partnerët e tyre i përmbushnin.

Pra, kurrë mos e nënvlerësoni rëndësinë e mbështetjes së mirë gjatë shtatzënisë.

“Ushqimi i shëndetshëm gjatë shtatzënisë i siguron fetusit një bazë të rëndësishme për një shëndet të mirë në të ardhmen”, ka thënë Vicki Clifton, autore e studimit.

“..hulumtimi sugjeron edukim më të mirë dhe mbështetje për partnerët mund të ndihmojë në përmirësimin e zakoneve të të ngrënit të grave shtatzëna, gjë që nga ana tjetër do ta bëjë fetusin më të shëndetshëm dhe rrezikun e sëmundjes në të ardhmen”., shtoi Clifton.

Share With:
Translate »
117 Views