Si fillon proçesi i frymëmarrjes pas lindjes tek foshnjat?
Përgjatë rrugëtimit të tyre, foshnjet marrin 100% të oksigjenit nga nëna e tyre i cili hyn përmes gjakut, kalon në placentë dhe transportohet përmes kordonit të kërthizës te foshnja
Një proces mjaft i mahnitshëm zhvillohet për të arritur deri te mrekullia në duart e juaja.
Përpos këtij procesi, dioksidi i karbonit dhe pjesët tjera kthehet pas përmes kordonit në plancentë. Nga atje, ato transferohen përsëri në sistemin e nënës për t’u larguar prapa shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Por, si fillon procesi i frymëmarrjes pas lindjes tek foshnjet?
Procesi që ndodh pas lindjes, kur një fëmijë kalon nga qarkullimi i fetusit në një frymëmarrje të pavarur është kompleks, por edhe i mrekullueshëm.
I tërë ky proces zhvillohet përmes disa etapave:
-Në lindje, stimuj të tillë si ndryshimet në temperaturë dhe mjedis bëjnë që foshnja të thithë ashpër
-Ajri tërhiqet në mushkëritë e foshnjës
-Mushkëritë zgjerohen dhe shtyjnë lëngun amniotik jashtë alveolave (qeskat e ajrit)
-Kjo lejon që më shumë gjak i pasur me oksigjen të rrjedhë në mushkëri
-Ndryshimet e presionit në mushkëri dhe në zemër bëjnë që hapjet e veçanta që ekzistonin për qarkullimin e fetusit të mbyllen përgjithmonë. Kjo ridrejton rrjedhën e gjakut në mushkëri.
Ky proces përfundon suksesshëm kur muskujt, organet dhe truri i foshnjes janë të varur nga vetë foshnja.