‘Po i shkruaj asaj, nënës time që për 15 vjet mban një lidhje të fshehtë!’
Në fillim dukej situatë kaq e pafajshme. Babit i duhet një dorë ndihmë dhe miku yt gjendej aty. Që prej asaj kohe, çdo Krishtlindje dhe çdo ditëlindje, dhuratat e tij nuk mungonin. Ti ishe shumë e lumtur dhe i pranoje me justikimin se nëse ai do të shpenzojë para për ty, është ok. Mund ta kuptoj tërheqjen që ke ndaj tij. Ti gjithnjë ke vuajtur për vëmendje dhe kontroll. Ndërkohë, im atë është i qetë, i rezervuar, por i llogjikshëm në pikëpamjet e
tij. Ti thjesht nuk i ke rezistuar dot kurrë idesë që mund të refuzosh dikë që të impresionin me darka të shtrenjta, ndërkohë që babi im punonte.
Ti s’ke asnjë ide që unë kam parë mesazhet dhe çdo gjë tjetër. Detajet janë fshirë nga mendja jote, por jo nga e imja. Kur ishim bashkë për të festuar 12 vjetorin tim, telefoni yt ra dhe të dëgjova një zë përtej tek të thoshte: “Po marr vetëm për të të thënë që të dua dhe më mungon.”
S’ishte zëri i tim eti. Vitet kaluan dhe jam përballur me ty në kokën time. S’jam e sigurt nëse im atë e di. Ai dyshon, por ka zgjedhur t’i injorojë shenjat tani që është plakur. Mbaj mend kur ai ishte në spital dhe ti i the se X mund ta zëvëndësojë nëse atij i ndodh gjë dhe vdes. Kjo s’do të ndodhë kurrë. Nëse ai na lë para teje, jam unë ajo që do të zhdukem prej teje.
Nuk e di si vazhdon të jetosh kështu. Të duket sikur ne, njerëzit dhe miqtë e tu janë të gjithë të pavëmendshëm ndaj sekretit tënd. Për 15 vjet ke një lidhje me dikë që ka mungesë personaliteti dhe rrezaton injorancë. Surprizues, është gjithashtu fakti që t’i i dhe divorcin burrit tënd të parë pikërisht sepse të tradhtoi. Gjëja më e vështirë për të pranuar është dhimbja e madhe që ke shkaktuar. Lidhja jonë është e ndërtuar mbi gënjeshtra dhe ti ende se di që unë di gjithçka. Sjellja jote ka lënë tek unë gjurmë që s’do zhduken kurrë. Shpësh, timë akuzon që unë fsheh ndjenjat dhe nuk as
me ty, por më thuaj, si mund të të as për ç’ka ndjej kur personi i vetëm që një vajzë mund t’i besoj pa frikë dhe të presë këshilla është
gjithçka tjetër përveçse nënë? Nënë, mbete një kujtim i së shkuarës, që kur shoku yt hyri në jetët tona vite më parë.
Vajza jote ‘e dashur’!
Burimi: Letra është përshtatur nga The Guardian anabel