Po mami që falenderoi Albani kush është?

“Fitova festivalin Mam”, tha mes emocionesh Alban Ramosaj pasi u shpall fitues i Këngës Magjike me këngën “Thikat e Mia”. Dhe nëna e tij sigurisht ndodhej aty së bashku me vajzën e saj dhe motrën e Albanit, Beatrix-in.

Nëse sheh fotot e nënës së Albanit dhe Beatrix-it, nuk do lë shumë për të aluduar se është motra e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, për shkak të ngjashmërisë që kanë me njëra tjetrën, por dhe stilit të jetesës, gjithmonë të kururara e që përbëjnë lajm, ndonëse Antigone ua ka lënë këngët e këndimin fëmijëve të saj.

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Po mami që falenderoi Albani kush është?

ALBËRIE

Instagrami i Antigone Ramosaj, 48 vjeçe nuk ndryshon shumë nga ai i blogereve të reja apo influencers. Në fotot që publikon, shfaqet e veshur sport, fashion, class e casual, sipas rastit. Dhe kuptohet që veshjet e saj janë të shtrenjta, edhe destinacionet e pushimeve.

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Antigone padyshim që mbështet çdo projekt të fëmijëve të saj. Edhe kur ato ‘provokojnë’ siç ishte fotoja e Albanit nudo të postuar në rrjete sociale, dhe kur rrjete ziente, edhe nga kritikat, Antigone i shkruante djalit të saj: Skulpturë, Michelangelo!

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Por për të jeta nuk ka qenë e lehtë. I ka rritur e vetme dy fëmijët e saj, pas humbjes së bashkëshortit, dhe rrugëtimi i tyre familjar ka qenë i gjatë, sa në Holandë, Gjermani deri kur u zhvendosën të tre në Prishtinë dhe më pas të lidhur edhe me Tiranën.

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Në një rrëfim të tyrin, Albani dhe Beatrix kanë treguar se ajo vetë është rritur pa baba dhe ka ditur se si të kanalizojë gjërat që i kanë munguar tek dy fëmijët e saj:

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Alban: E kemi si shoqe, nuk ka një fjalë që mund ta përshkruajë atë, është…Ajo. Ndoshta ngaqë është rritur në një mënyrë të ngjashme, pa baba, ka ditur si t’i kanalizojë gjërat që i kanë munguar, te ne.

Beatrix: Jeta jonë sa e bukur, aq edhe e vështirë ka qenë. Babi nuk jeton më dhe mamit në moshën më të bukur të saj dhe më të vështirën tonë, i është dashur të kujdeset për ne. I është dashur të mbajë edhe dy-tri punë që mos të na mungonte gjë dhe është diçka shumë e vështirë, sidomos për një femër. Mami për ne është një heroinë, ka qenë si të kishim pesë baballarë. Në Prishtinë ishim vetëm, kur kemi ardhur në Tiranë ishte vend i ri dhe mami ia ka dalë falë Zotit! Jeta na ka afruar shumë dhe na ka bërë shumë të fortë. Jemi me këmbë në Tokë dhe faleminderit Zotit që dimë t’i vlerësojmë gjërat e vogla dhe gjërat e vërteta që kanë rëndësi në këtë jetë. Dimë të shijojmë momentin, dimë të kuptojmë çfarë është e mirë, çfarë është e keqe, ta mbrojmë njëri-tjetrin. Ndoshta ne jemi pjekur pak më herët, sepse kemi marrë përgjegjësi më herët, na është dashur të kujdesemi për njëri-tjetrin edhe pse kujdesi i mamit nuk ka munguar asnjëherë. Ne të tre, më duket se jemi ndryshe nga të tjerët. Mami gjithmonë e ka pasur një mënyrë ndryshe, shumë të veçantë, na ka rritur me shumë dashuri. Jemi shumë me fat që e kemi. Jep këshilla shumë të mençura dhe të ndihmon të kuptosh çfarë është mirë dhe çfarë nuk është dhe shpresoj që, dhe ne, kur të kemi fëmijët tanë, t’i edukojmë kështu.

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Po mami që falenderoi Albani kush është?

U desh Albani ta thërriste dhe fitorja e tij që të zbulonim edhe ne për Antigone-n, dhe paska shumë për të parë!

Po mami që falenderoi Albani kush është?

Po mami që falenderoi Albani kush është?

*Tiranapost.al.

Share With:
Translate »
979 Views