Këto janë benefitet që sjell lëngu amniotik në zhvillimin e fetusit

Lëngu amniotik është një lëng i pastër dhe pjesë e qeses amniotike, aty ku fetusi ku zhvillohet.

Lëngu amniotik është i pranishëm në formimin e qeses amniotike.Kjo është një qese me mure të holla që përmban fetusin në zhvillim e sipër gjatë shtatzënisë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Zhvillimi i lëngu amniotik ndahet në dy faza:

Shtatzënia e hershme: Në periudhën nga fekondimi deri në tetë javë, lëngu amniotik përbëhet kryesisht nga uji i nënës.Në javën e 10-të, fetusi prodhon urinë, e cila hyn në qesën amniotike.

Shtatzënia e vonshme: Në tremujorin e dytë dhe të tretë, qesja amniotike zgjerohet dhe lëngu amniotik kryesisht përbëhet nga urina e fetusit.Krahas kësaj, sekrecionet e mushkërive nga fetusi, sekretimi gastrointenstinal dhe sekretimet nga kërthiza dhe sipërfaqja e placentës kontribuojnë në përmbajtjen e lëngut amniotik.

Lëngu amniotik përbëhet nga 98 përqind ujë dhe elektrolite së bashku me peptide, karbohidrate dhe molekula sinjalizuese.Dy përqind e mbetur përbëhet nga lipidet dhe hormonet.

Funksioni i lëngut amniotik

Lëngu amniotik shërben për një numër qëllimesh gjatë shtatzënisë, kryesisht për të mbrojtur fetusin nga dëmtimi.

Funksionet e lëngut amniotik përfshijnë:

-Luan rolin e jastëkut: Kjo mbron fetusin nga dëmtimi nëse barku i nënës do të jetë subjekt i ndonjë traume.

-Mbrojtja e kordonit të kërthizës: Lëngu amniotik rrjedh mes kërthizës dhe fetusit.

-Mbrojtja nga infeksioni: Lëngu amniotik ka veti antibakteriale.

-Përmabn lëndë ushqyese thelbësore: Këtu përfshihen proteinat, elektrolite, imunoglobulina dhe vitamina që ndihmon në zhvillimin e fetusit.

-Lejimi i lëvizjes së fetusit: Lëngu amniotik gjithashtu lejon që fetusi në zhvillimin të lëvizë në bark, gjë që nga ana tjetër lejon zhvillimin dhe rritjen e duhur të sistemit muskulor, gastrointenstinal dhe pulmonar.

-Ruajtja e temperaturës: Lëngu amniotik ndihmon në mbajtjen e një temperature konstante.

Share With:
Translate »
120 Views