Po mua, lopa më ka bërë? Pyetja e sikletshme e motrës së Bes Kallakut

Bes Kallaku ka bërë një urim mjaft emocionues sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas. Ai ka uruar 3 femrat e jetës së tij: të ëmën, gjyshen dhe bashkëshorten.

“Urime 8-Marsin, Nëna (Shpresa) që më linde, më dhe jetën, Ija që më rrite me lule dele, Xhensila që më lumturove ditët”, shkruan Besi.

Por fatkeqësisht ka harruar të urojë të motrën, Anën. Kjo e fundit nuk ka duruar dhe i ka lënë një koment Besit, i cili me siguri do të pendohet që nuk e përfshiu në listën e urimeve.

“Po mua, lopa me ka bere?? Hajt se e flasim zemra motrës”, ka shkruar Ana në komentin e saj.

Megjithatë Besi ka ditur si të përgjigjet, edhe pas shumë komenteve që kishin dalë në mbrojtje të Anës: Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë, edhe nuk të shoh dot si grua por si e vogla e ‘bait vet’. Të do vllai shumë.

 

Share With:
Translate »
824 Views