U desht të vinte Halloween, që Khloe të pranonte shtatzaninë

Khloe Kardashian ka ngritur më shumë dyshimet për një shtatzani të mundshme përmes një postimi të bërë në Snapchat, duke iu referuar të dashurit të saj, Tristan Thompson, si baba, në një festë Halloween-i.

Kardashian dhe ylli i NBA ishin veshur si Daenerys Targaryen dhe Khal Drogo nga filmi “Game Of Thrones”, për këtë rast, duke fituar edhe çmimin si çifti me kostumin më të mirë.

Ajo ka postuar një video ku shihet teksa puth Thompson si dhe një tjetër ku ylli i basketbollit tregonte muskujt e tij, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Ky është baba”.

Fanst nisën menjëherë të pyesnin nëse Kardashian konfirmoi shtatzaninë me këtë postim, duke shkruar: “Kjo do të thotë se je shtatzënë Khloe?!

Ndërsa një tjetër shton: “E sigurt, unë pash barkun e saj të fryrë”.

Share With:
Translate »
847 Views