Policja ngrihet në detyrë vetëm se ushqeu një bebe me gjirin e saj
Arizabeth Dionisio Ambrosio, një oficere e policisë në Meksikë u ngrit në detyrë. Kjo do të ishte një ngjarje krejt e zakontë nëse ajo s`do kishte bërë atë që bëri.
Arizabeth ishte në krye të detyrës kur gjatë uraganit Otis ushqeu me gji një bebe të uritur.
Nëna e bebit 4 muajsh nuk mund ta ushqente në ato momente, kështu që Arizabeth vetë nënë me një fëmijë të vogël, bëri gjestin human.
Humanizmi në kohë krize ishte edhe motivacioni që i dha dekoratën dhe ngritjen në detyrë asaj. Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit.