Vajza tregon amanetin e fundit të Mirush Kabashit!

Mendi Kabashi vajza e Mirush Kabashit që ndërroi jetë më 5 dhjetor, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se pasuria më e madhe që u ka lënë pas babai është familja.

Gjithashtu ajo tregoi dhe amanetin e fundit që i ka lënë i ati, që është të fillojë rrugën në pasionin e saj, artin.

“Luftoi shumë deri në fund, luftonte për ne, për publikun. Skena ishte jeta e tij. Nuk ishte vetëm profesion por pjesa e jetës. Gjatë gjithë kohës ishte duke përsëritur tekstet, ishte shumë i apasionuar pas kësaj. Publiku ishte familja e tij e madhe. U jam shumë mirënjohëse të gjithëve që e kanë mbështetur. Për ne ai ka lënë pasurinë më të madhe në botë që është emri. Kemi qenë shumë të lidhur. Jeta e tij ndahej midis skenës dhe familjes. Me Mirushin nuk ishim vetëm babë e bij por ishim dhe shokë. Unë kam mësuar shumë nga ai. Mirushi thoshte gjithmonë duhet 99% punë dhe 1% talent.

Pasioni që përkushtohej dhe në gjëra të vogla , që e bëri atë një njeri shumë të madh. Ka qenë gjithmonë krenari e madhe sa herë thosha mbiemrin tim. Ne kuptoheshim pa folur. Unë artin e kam pasur shumë pasion por nuk e çova deri në fund ëndrrën time. Mirushi kishte tjera plane për mua dhe unë nuk doja ta mërzisja. Nuk jam bërë pishman, por kjo s’do të thotë se jam vonë. Deri në momentin e fundit më tha do iki unë por do jesh ti, ti do jesh ajo që do më zevëndësosh”-tha ajo.

Vajza tregon amanetin e fundit të Mirush Kabashit!

Share With:
Translate »
37 Views