Poni përlotet në “Zemër Luana”, kujt ia bëri dedikimin prekës

Në spektaklin e sotëm të “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca kanë qenë të ftuar personazhe mjaft të njohur e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Festë, argëtim, Të qeshura pafund, por gjithashtu dhe lot e emocione mjaft të bukura.

Poni ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme, e cila i ka dhuruar këtij spektakli të gjitha ndjesitë e saj, si kurrë me parë ajo ka folur për partnerin, për djalin, por gjithashtu nuk kishte si të linte pas dhe të ëmën e saj, e cila feston ditëlindjen më datën 28 Nëntor.

Teksa Poni po uronte mamanë e saj për ditëlindje ajo nuk mundi ti mbante lotët dhe ashtu e emocionuar e falenderoi për gjithçka. Sytë e këngëtares u përlotën në këtë moment dhe ajo i bëri edhe një falenderim të veçantë të ëmës: “Të falenderoj që më ndihmove të rris djalin!”

Share With:
Translate »
49 Views