Pop it, loja antistres që ka fiksuar jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit

Mania e fundit e të rriturve është një lojë fëmijësh. Pop it është bërë e famshme sidomos nga Tik Toku.

E pamundur të mos e kesh parë në duart e ndonjë fëmije në rrugë, në plazh apo nëpër qendra tregtare.

Çfarë është Pop it?

Bëhet fjalë për një lojë silikoni që luhet me gishta. Me forma të ndryshme dhe shumëngjyrëshe kalohen “butonat” nga njëra anë në tjetrën.

Loja nuk është aq e re sa duket

Për herë të parë diçka e tillë është shitur në 1975-ën nga Thora Design. Ora Rosenblant kishte humbur motrën e saj nga kanceri i gjirit kur krijoi këtë lojë dhe butonat rrethore simbolizonin gjoksin.

Në atë kohë nuk pati sukses.

As në 2013-ën, kur u hodh sërish në treg nuk pati suksesin që pretendohej.

Vetëm në fund të 2019-ës mori famë, sidomos falë Tik Tokut dhe videove të shumta të njerëzve duke luajtur me të.

Disa e lidhin suksesin e kësaj loje, në këtë periudhë, me stresin nga izolimi prej pandemisë.

Përveçse se është antistres, kjo lojë rekomandohet edhe për fëmijët që kanë probleme me përqendrimin, duke qenë se i mban të fokusuar për një kohë të caktuar.

Në Shqipëri shitet nëpër dyqane lodrash dhe kanceleri dhe çmimi varion nga 200 lekë e deri në 3 mijë lekë të reja.

Share With:
Translate »
168 Views