Prekëse/ Covid i merr jetën çiftit me 5 fëmijë, nuk i vendosën dot as emrin vajzës së porsalindur

Daniel dhe Davy Macias kaluan 18 muaj duke u ruajtur nga Covid-19. Laheshin gjithmonë kur hynin në shtëpi pas pune, lanin edhe ushqimet që blinin në supermarket, por nuk ia dolën dot të mos infektoheshin.

Davy ishte infermiere mami dhe ishte 7 muajshe shtatzënë kur u shtrua me Covid në spital, në muajin gusht. Mjekët e ndihmuan të lindte me operacion ndërkohë që ishte e intubuar. Davy vdiq pa e njohur fëmijën e saj të pestë.

Daniel Macias, bashkëshorti i saj ishte gjithashtu i shtruar në spital nga Covid dhe aty e mori vesh për lindjen e vajzës. Infermieret e prezantuan me të bijën përmes disa fotove. Ai vdiq në më pak se dy javë pas gruas, duke e lënë të voglën pa prindër dhe pa emër.

Kur e pyetën gjyshen e fëmijës për emrin, ajo u tha: Do pres që djali im të bëhet mirë për t`ia vënë emrin vetë ai.

Në spital ende i thërrasin “Bebi”.

Gjyshja që po kujdeset tashmë për 5 fëmijët pa prindër, në moshat nga 3 javëshe në 8 vjeç tha se çifti nuk i kishte bërë ende vaksinat.

Share With:
Translate »
41 Views