Pornografi me fëmijë, arrestohet mësuesi në pension; Si ju afrua viktimave të tij

Një person është arrestuar në një zonë të Atikës, pasi përballet me akuza për pornografi me fëmijë, akte seksuale me të mitur, abuzim me të mitur dhe shkelje të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ai është një mësues në pension nga Sparta dhe veprimet për të cilat akuzohet dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2016 dhe 2019 kur vajzat ishin ende të mitura.

62-vjeçari mban një faqe interneti që merret me organizimin e valleve tradicionale.

Sipas protothema.gr, ai ka rënë në kontakt me viktimat e tij nëpërmjet babait, i cili kishte kujdestarinë e 8 fëmijëve dhe duke fituar besimin e tij, ka shtrirë “rrjetat” mbi të miturit.

Aktet dyshohet se kanë ndodhur në Spartë, ndërsa mësuesi pas daljes në pension është zhvendosur në Athinë në zonën e Patisias, ku është arrestuar.

Hetimi ka marrë shkas nga një ankesë sipas të cilës një i afërm u bë marrës i mesazheve, të cilat përmbanin foto me përmbajtje seksuale të denoncueses kur ajo ishte e mitur, ndërsa në të njëjtën kohë dërguesi i panjohur kërkonte veprime të ngjashme nga i afërmi i saj në këmbim të parave.

Pas një hetimi të plotë dhe të thelluar, u konstatua përfshirja e të arrestuarit në veprimtari të kundërligjshme dhe në të njëjtën kohë u konstatua përfshirja e tij në veprime të mëvonshme në kurriz të katër të miturve të tjerë.

Arrestimi i autorit u bë pardje (07.09.2022) në Atikë, në kuadër të një operacioni të koordinuar policor me asistencën e efektivëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës.

Gjatë kontrolli të baneës atij ju gjet dhe konfiskua një hard disk portativ me shumë materiale audiovizive, përmbajtje erotike të autorit me të miturit e sipërpërmendur.

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë kompetente, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tij kriminale.

Share With:
Translate »
131 Views