Pranga drejtuesit të mjetit, aksidentoi 5-vjeçarin në Ballsh

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi aksidentoi një të mitur në Ballsh.

Migers Zeneli, ka përplasur të miturin, teksa drejtonte automjetin e tij “Ford Focus”.

I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Share With:
Translate »
605 Views