Prej 4 ditësh i bllokuar nga bora, fëmija i sëmurë çohet në QSUT

Një fëmijë 18 muajsh nga një fshat i thellë i Librazhdit që prej 4 ditësh kishte temperaturë të lartë është transportuar me helikopter në QSUT.

Burime zyrtare konfirmojnë se fëmija me inicialet D.B., ishte i sëmurë, por duke prindërit e kishin të pamundur ta dërgonin në spital, pasi rruga për në fshatin Qarrishtë Njësia Administrative Qendër Bashkia Librazhd është bllokuar nga dëbora.

 

Sot në mesditë gjendja shëndetësore është komplikuar së tepërmi dhe familjarët kanë apeluar për ndihmë urgjente nga ajri. Në orën 16:30 një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë është ulur me shumë vështirësi në Qarrishtë të Librazhdit dhe ka transportuar për në QSU në Tirane fëmijën e me gjendje tejet të rëndë shëndetësore. Paraprakisht bëhet e ditur se ai kishte kaluar bronkopnoumeni post gripale.

Share With:
Translate »
662 Views