Prej ditësh në intubim, Çiljeta humb të atin

Babai i Çiljetës, Ferdinand Xhilaga, është ndarë nga jeta, pas komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19. Pak ditë më parë, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake up”, por mungoi për shkak të gjendjes së të atit.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e ‘Wake Up’, këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha moderatori Isli Islami.

Ditën e sotme i ati i Çiljetës u nda nga jeta. Në Instagram, këngëtarja ka vendosur fjongon e zezë, simbol për dhimbje të tilla.

I ati i Çiljetës, së bashku me të vëllain, Tim Xhilaga, në fillim të viteve ’60, ishin disa nga djemtë më të njohur të Rrugës së Dibrës, e cila asokohe konsiderohej si “Broduej” shqiptar dhe shërbente ndër të tjera si një vend ku demostroheshin me kënaqësi të rejat e fundit në modë dhe jo vetëm. “Dalja, qëndrimi, bisedat në “Broduej”, ishin të lidhura me dëshirën, preferencat për hapje, lidhje me Perëndimin në modë, muzikë, sport, gjithçka,” u shpreh për Panorama Beb Daliu, një prej “djemve të Broduejt”.

Share With:
Translate »
749 Views