VIDEO/ Zë i rrallë! 12-vjeçarja le gojëhapur moderatorët
Është vetëm 12 vjeçe, por ka një zë shumë të vjetër, si në potencë ashtu edhe në stil.
Po flasim për Ana Barakun, vajzën që mahniti me performancën e saj në “Ditë e re” në RTV Ora.
E apasionuar pas muzikës Blues dhe Jazz dhe me një forcë alla Aleksandër Gjoka, 12-vjeçarja la gojëhapur dy moderatorët e emisionit, Arjola Shehu dhe Arjon Muço.
Ndërsa pasi të shihni performancën e saj shumë prej jush do të pyesë: a është vërtetë zëri i saj?!…