Prekëse! I dhanë 1 muaj për të jetuar, 17-vjeçari me kancer nuk ndalon së buzëqeshuri

Një i ri 17-vjeçar është diagnostifikuar me kancer dhe i ka mbetur vetëm 1 muaj kohë për të jetuar. Ai i ka kaluar Krishtlindjet në spital dhe nuk e ka hequr në asnjë moment buzëqeshjen e tij nga fytyra.

Joseph Lunn u dërgua në spital në muajin prill duke menduar se ka apandesit, por mori lajmin shkatërues, ai vuante nga sarkoma synoviale. 17-vjeçarit nga Mitcham në jug të Londrës, iu tha se vunate nga një kancer i pashërueshëm, i cili prek një-në-një milion njerëz.

Pas shtatë raundeve të kimioterapisë rraskapitëse, Jozefi vazhdoi të jetojë jetën e tij sa më normale të jetë e mundur.

Ai shkoi në shkollë, luajti kriket dhe madje aplikoi për të shkuar në universitet për të studiuar fiziologjinë sportive.

Pasi u shërua nga një operacion për të hequr katër tumore nga barku i tij, ai u detyrua përsëri  të shkonte në spital ditën e Krishtlindjeve për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Mjekët i kanë thonë se ka vetëm disa muaj për të jetuar.

Pavarësisht kësaj fatkeqësie, babai i Jozefit Dave tha se “buzëqeshja nuk i ka ikur asnjë moment nga fytyra djali”.

Z. Lunn shtoi: Ne nuk besojmë se përfundimi do jetë pozitiv, por buzëqeshja e tij është gjëja që po na bën të gjithëve të fortë.

Ai duke qenë kaq pozitiv na ndihmon neve si prindër. Është një djalë i ri, jeta e të cilit është kthyer tërësisht përmbys, por ai ende është duke buzëqeshur dhe duke menduar për njerëzit e tjerë pa u ndier keq për veten e tij.

Unë gjithmonë u them të gjithëve se Jozefi është një djalë i ri i jashtëzakonshëm. Ai është një frymëzim për bashkëmoshatarët e tij. I them shpesh se po të isha në vendin e tij nuk do isha kaq pozitiv sa ai

Z. Lunn tha se e vetmja herë kur djali i tij u mërzit është kur mendonte se si motra e tij e vogël Amelia, 12 vjeç, do të reagonte ndaj këtij lajmi. Por Jozefi ishte këmbëngulës që këtë lajm t’ja tregonte vetë asaj këtë lajm.

Z. Lunn shtoi: Ata kishin drekuar së bashku, ata panë një film dhe më pas ai me butësi i tha asaj se çfarë do të ndodhë.

 

Share With:



91 Views