Një nënë në burg do të thotë familje e shkatërruar

Ermira është një ndër gratë që po vuan dënimin në burgun e grave.

Ka 5 vite që vuan dënimin dhe nuk i mban dot lotët kur flet për tre fëmijët që ka lënë jashtë.

“Gjëndja ekonomike më detyroi të bëj disa vepra që nuk ndihem aspak krenare. Isha e divorcuar. Kam 5 vjet që vuaj dënimin, duke lënë tre fëmijë që më presin jashtë dita ditës. Kur më pyet ai i vogli mama kur do vish, unë nuk di një përgjigje” tregon ajo me lot.

“Të jesh këtu brenda është shumë e vështirë. Gjithçka mund të kalohet në jetë por kufizimin e lirisë duhet ta provosh të kuptosh. Por pas kësaj, sapo të dal jashtë asgjë nuk më ndal. Sapo të dal do bëj gjithçka që fëmijëve të mi të mos u vijë zor për nënën e tyre që kanë brenda. Një nënë në burg do të thotë familje e shkatërruar.”

Ermira po vuan dënimin për trafikim të lëndëve narkotike dhe një copëz jetë e tregoi para kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj të cilët ndodhen në takim me ta.

Nga aministia përfitojnë 56 gra që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar shqiptar. Do të lirohen menjëherë 28 prej tyre dhe për 28 të tjera u ulet 1/3 e dënimit

Share With:



182 Views