Presin fëmijën e katërt, çifti zgjedh një mënyrë të çmendur për ta lajmëruar

Ata kishin tre fëmijë tashmë, por kur Chad dhe Andrea Chapman mësuan se ishin në pritje të fëmijës së katërt, donin që ta dinin të gjithë dhe gjetën mënyrën më të bukur të mundshme.  “Është familja jonë, ne bëjmë atë që duam.” Parodia e tyre mban titullin “We Can’t Stop . . . Having Babies”, e cila zëvendësohet me disa fraza të tekstit origjinal të Miley Cyrus si “Është trupi im, unë mund të bëj çfarë të dua” dhe “E shikoni, jemi ne që do të rrimë zgjuar gjatë gjithë natës”

Është një miksim perfekt plot humor që tregon Chad-n, Andrea-n dhe tre fëmijët e tyre të adhurueshëm të bëjnë rrëmujë nëpër shtëpi. Përpiquni të mos qeshni nga këto skena shkatërruese në shtëpi, ndërsa mami dhe babi e shohin — dhe e pranojnë – kaosin e krijuar.

Share With:
Translate »
727 Views