Prezantimi i një bebeje të re – nga psikologe Arjeta Hyseni

Disa përplasje midis fëmijëve në familje janë të paevitueshme, megjithëse shkalla e kësaj varet nga mosha e dy fëmijëve, nëse personalitetet e tyre janë të përshtatura, dhe nivelin e konfliktit që ju toleroni mes fëmijëve. Një fëmijë i lidhur me përkushtim dhe afinitet do ta ketë shumë më të lehtë periudhën e përshtatjes, meqenëse ai ka marrë atë që i është nevojitur, atëherë kur i është nevojitur. Ai nuk do të jetë shumë xheloz nëse sheh që dikujt tjetër i plotësohen.

Fëmijët mbi tre vjeç zakonisht e mirëpresin një bebe të re në shtëpi, ose me krahëhapur, ose si një diçka të re, dhe disa herë këta fëmijë, të paktën në sipërfaqe, nuk duken se bëhen xhelozë. Ata mund të konkurrojnë më tepër për kohë loje me beben e tyre sesa për vëmendje nga ju. Të qenit verbal i ndihmon ata t’i përballojnë ndryshimet.

Çfarë të bësh?

femija-i-dyte-1200x645Mënyra se si ju e trajtoni ngjarjen e bekuar që po vjen, dhe se si komunikoni me fëmijën më të rritur dhe se si e menaxhoni ditë pas dite situatën sapo bebja ka mbërritur, mund të bëjë diferencën ndërmjet luftës dhe paqes për dy fëmijët. Varet nga ju si i rritur që të jeni të ndjeshëm ndaj konflikteve të brendshme dhe të jashtme. Shumë gjëra varen. Shumë gjëra varen në faktin se sa e fortë është lodhja ndërmjet jush dhe dy fëmijëve.

1-Bëjini shokë përpara lindjes

2-Riinskenojeni kohën kur fëmija ishte bebe

3-Paralajmëroni ardhjen e bebes

4-Përfshijeni fëmijën në festën e lindjes

5-Përfshini një dhuratë për fëmijën tjetër

6-Ndani kohën

7-Bëjeni fëmijën tjetër të jetë i rëndësishëm

8-Jini të hapur ndaj ndjenjave të fëmijës tjetër

9-Mbrojini nevojat e të dy fëmijëve

10-Bebet e reja bëhet me rrota (rriten duke eksploruar)

11-Humori lehtëson ngarkesën

12-Nxitni harmoninë midis fëmijëve

Share With:
Translate »
720 Views