Princ Harry i mërzitur me paparacit dhe këtë herë me të drejtë

Edhe pse ka një vit e gjysmë që ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe po vazhdon jetën në një shtet tjetër, princ Harry vazhdon të ndiqet nga paparacit. Harry dhe Meghan janë përpjekur të mbajnë një profil të ulët, megjithatë paparacit sërish janë aty për t’i fotografuar edhe në momente si ky i fundit, kur Meghan ka pëcjellë në ditën e parë të shkollës Archien.

Në “Armchair Expert” podcast, Harry tregoi se kur pa fotot e publikuara nuk i pëlqeu aspak ky veprim sepse fëmijët nuk kanë zgjedhje.

“Ata publikuan fotot e djalit tim në ditën e parë të shkollës. Paparacët janë si turmë e tërbuar. Fëmijët nuk kanë zgjedhje dhe as nuk mund të ngrihen e të flasin”-tha Harry.

Share With:
Translate »
284 Views