Pse kam dashur gjithmonë që djemtë e mi të më shikojnë lakuriq

Unë jetoj në një shtëpi të mbushur plot me djem: 4, ekzaktësisht. Janë ende shumë të vegjël dhe nuk kemi shkuar në fazën e revistave me vajza nudo të fshehura poshtë dyshekut apo me ndonjë faqe porno që është harruar pa fshirë në historikun e kompjuterit.

Po të ishte në dorën time, ata do ta provonin seksin kur të bëheshin 25. Po ja që nuk është në dorën time. Megjithatë, përpara se të përballen me gjinjtë e mëdhenj, e trupat perfektë, po i ekspozoj me timin.

Unë kaloj më shumë kohë gjatë ditës duke u thënë djemve: Vishni një palë pantallona. Ama kurrë nuk e kam penguar veten të zhvishem në syrin e tyre. Nuk e kam mbyllur derën e dhomës apo të tualetit. Nuk u kam thënë mbyllini sytë. Kam ushqyer me gji në syrin e tyre.

Kur më pyetën për strijat iu përgjigjja se sa e vështirë është të rritësh brenda vetes një fëmijë. E akoma më e vështirë të rritësh 4.

Kur më prekin, tek barku apo kudo, edhe pse mund të bezdisem, i lejoj. Le të mësohen me trupin joperfekt.

Përpiqem t`u tregoj atyre se sa i fortë është trupi im. Ata më shikojnë teksa stërvitem, ha shëndetshëm, por edhe që tundohem për të ngrënë ushqimet e shpejta.

Edhe kur pas lindjeve, xhinset më kanë shtrënguar shumë, nuk e kam dhënë veten para djemve të mi. Një imazh pozitiv për veten është thelbësor për lumturinë.

Do të vijë një kohë kur do më duhet të mbulohem mirë para tyre, sepse do jenë rritur. Madje e di që do vijë dita të më thonë: Uh, aman moj mami vish diçka. Por deri atëherë, unë do t’i lë mësohen me trupin tim joperfekt. Kur të rriten dhe gratë e tyre t`u thonë: Sikur t`i kisha më elegante këto këmbët, ata t`u përgjigjen: Po ti elegante i ke. Dhe ta besojnë vërtet këtë.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al

Share With:
Translate »
702 Views