Sulm me armë në shkollë fillore, SHBA në alarm

Një tjetër sulm ka ndodhur pak momente më parë në një shkollë fillore në Indiana të SHBA-së, ku një person i armatosur ka qëlluar në drejtim të nxënësve.

Sipas CNN, deri më tani janë raportuar dy të plagosur, ndërsa nuk dihet ende detaje të tjera.

Sakaq policia ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e autorit.

Ky është i disati sulm me armë që ndodh në SHBA vetëm në vitin 2018, ku i fundit u shënuar para disa ditësh në një gjimnaz të Teksas ku mbetën të vdekur 10 persona.

Share With:
Translate »
1259 Views