Prindërit kanë një kërkesë të pazakontë, mjekun që u priti foshnjen në jetë e maskojë si The Joker
Ideja që fëmija juaj të vijë në jetë nga një burrë i maskuar si The Joker i Heath Ledger nuk do të ishte ideale për shumicën e prindërve.
Por jo për Brittany dhe Joseph Selph. Çifti vendosi që fytyra e parë që vajza e tyre të shikonte kur të vinte në jetë të ishte ajo e The Jocker.
Ndaj i kërkuan doktorit të tyre Paul Locus në Qendrën Mjekësore të Qarkut Henry në Nashville, Tennessee, që të hiqte rrobat e mjekut dhe të shëndrrohej në personazhin e frikshëm.
Joseph tha se data e duhur që vajza e tyre të vinte në jetë ishte 5 nëntori por ajo lindi ditën e Halloween, ndaj morën edhe këtë vendim.