Pritja bëhet edhe më e ëmbël kur je në një jaht si ai i Cristianos
Prej gati 1 muaji ylli portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez janë duke shijuar pushimet në Ibiza të Spanjës. Georgina mendohet se është në muajin e 5-të të shtatzënisë, teksa çifti është në pritje të fëmijës së parë mes tyre. Paparazzët në plazh kanë fiksuar disa momente të nxehta mes 2 yjeve, teksa shijojnë diellin dhe luksin e jahtit të tyre. 23-vjeçarja duket në fotografi duke puthur të dashurin e saj, ndërsa ai relaksohet i shtrirë në jaht. Pavarësisht shtatzënisë, Georgina duket tepër në formë me bikinit e kuqe që i shfaqin akoma më shumë bukurinë trupore.