Këngëtarja kosovare bëhet nënë për herë të parë

Ajo ka kohë që është shkëputur nga skena muzikore. Mirëpo fansat e saj ende kujtojnë shumë hite të saj. Bëhet fjalë për këngëtaren Monika Salihu, vajzën e boksierit të njohur Aziz Salihu. E sot është një ditë shumë e veçantë për Monikën dhe të gjithë familjen e saj.

Monika sot ka përjetuar ndjenjën më të bukur atë të të bërit nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur boksieri Aziz Salihu përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në Facebook. Ai ka postuar një fotografi të Monikës ku shihet së bashku me vajzën e porsalindur.

Sot me ndihmen e Zotit u bera Gjysh. Monika na dhuroi nje vajze qe gezoi gjithe familjen Salihu dhe kjo ndjenj qenka e papershkrushme. I deshirojm shendet dhe jet te gjate Melodi”, kishte lënë mbishkrim ai.

 

Share With:
Translate »
996 Views