Propozimi surprizë: 38 javë leje për prindërit e rinj

Një leje prindërimi prej 38 javësh, prej tyre 8 për babanë dhe 14 për nënën.

Është ky propozimi i bërë nga Komisioni Federal për menaxhimin e çështjeve familjare (COFF), në Zvicër.

Propozimi bazohet në analizat e 140 studimeve shkencore të prodhuara në të gjithë botën, nga vitet 2010 deri në 2017.

Objektivi është ai që të përfshihet më shumë figura atërore për në rritjen e fëmijës dhe të ketë më shumë avantazhe ekonomike.

Grupi i përbërë nga shkencëtarë dhe ekspertë, mes tyre sociologë, operatorë sanitarë dhe psikologë shpjegon se propozimi i ri sjell një sërë avantazhesh për familjen por edhe për ekonominë.

Bazuar në këtë propozim, prindërit do të marrin 80% të rrogës dhe baballarët mund ta marrin lejen deri në 3 vjet pas lindjes së fëmijës, shkruan noa.al.

Anja Wyden Guelpa, presidente e komisionit propozues thotë se kjo leje, lejon që nënat të mund të rikthehen në punë më herët, duke ia besuar kujdesin e fëmijës partnerit.

Share With:
Translate »
618 Views