Protestë në Tiranë, kërkohet drejtësi për Sabrina Bengaj

Ditën e mërkurë në orën 18:00 do të mbahet një protestë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të premten, ku Sabrina Bengaj u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Elton Meta. Protestë do të nisë nga Ministria e Brendshme për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë.

“Eja në protestë të mërkurën, 15 shtator, ora 18:00 te Ministria e Brendshme deri te Ministria e Drejtësisë. Shpërnda posterin dhe duku në protestë!! Sabrina, 23 vjeçare u vra me bukë në gojë nga ish burri i saj. Vrasësi i Sabrines që duhet të ishte në burg, pasi ishte akuzuar për tre vepra penale, para vrasjes u la i lirë nga drejtësia shqiptare.

Ky është një krim mizor mbi gratë, ekzekutuar nga dora e gjakësit, filluar me dakordesine e familjeve për martesën e vajzës 13 vjeçe dhe vazhduar me padrejtësinë e drejtësisë shqiptare. Vrasja e paralajmëruar e Sabrines nuk mund të mbetet me kaq. Na ndihmo, shpërnda posterin dhe bashkohu me ne fajtorët kanë emra”, thuhet në njoftim.

Share With:
Translate »
19 Views