Pse aroma e të sapolindurit “ndez” instiktin e nënës?

A keni dëgjuar ndonjëherë një nënë të re që thotë se fëmija i saj është kaq i bukur, sa që është “ta hash”? E pra, është krejt normale: sipas një studimi nga një ekip shkencëtarësh kanadezë, është një reagim fiziologjik i trurit të nënës, ndaj erë tipike të të sapolindurit.

KENAQESI MEMESORE. Sipas Johannes Frasnelli, psikolog në Universitetin e Montrealit dhe bashkë-autor i një studimi disa vjet më parë, era e bebeve të vogla aktivizon qarqet nervore të shpërblimit e kënaqësisë, të njëjtët që ndizen pas një vakti, apo formave të tjera të kënaqësisë. Frasnelli dhe kolegët e tij kanë monitoruar dy grupe prej 15 femrash, i pari i përbërë nga nëna që kishin lindur fëmijë gjashtë javët e fundit, tjetri gra pa fëmijë. Studiues i bënë të nuhasin aromën e pizhameve që kishin veshur fëmijët në dy ditët e para të jetës dhe vëzhguan reagimin e trurit të tyre, duke përdorur rezonancë magnetike.

Aroma e vogëlushëve ndezi tek pjesëmarret në test një zonë të trurit të quajtur “bërthamë caudate”, që është e lidhur me mekanizmat e mësimit dhe shpërblimit.

Tek nënat e reja aktiviteti ishte më intensiv, sidomos në sistemin receptor dopamin, një neurotransmetues i lidhur me perceptimin e kënaqësisë. Në përgjithësi, duket se aroma e fëmijës vepron si një mekanizëm përforcues në tru duke i shkaktuar ndjenja veçanërisht të këndshme nënës, që nga ana e vet e nxisin atë të ushqejë dhe kujdeset për fëmijën. / Bota.al

Share With:
Translate »
638 Views