Pse duhet të mbani qen kur jeni shtatzënë?

Si i keni marrëdhëniet me kafshët shtëpiake? Një studim i ri i “Universitetit Alberta” në Kanada doli në përfundimin se femrat që mbajnë qen, ndërsa janë shtatzënë do të lindin fëmijë më të shëndetshëm.

Të dhënat zbuluan se fëmijët që lindën në ambiente ku ka kafshë shtëpiake, 70% e të cilëve mbanin qen, kishin nivele më të mira të dy baktereve të zorrëve, “që lidhen me uljen e rrezikut të obezitetit dhe sëmundjeve alergjike”.

Shkenca tregon që edhe nëse heq qenin nga shtëpia pas lindjes, fëmija juaj mund të përfitojë nga ekspozimi i paralindjes. Por mos e bëni këtë, pasi nuk është aspak gjë e mirë që ta largoni.

Por ka edhe shumë përfitime të tjera që nuk lidhen me shkencën!

Fakt: Nëse ke një qen, nuk ke pse blen djep.

Fakt: Tre qen janë më mirë se një.

Fakt: Qeni do t’i mësojë fëmijës suaj sesi t’i ndajë gjërat.

Fakt: Një qen do ta bëjë fëmijën tuaj më të fortë.

Burimi: Elle

Share With:
Translate »
1676 Views