Ja pse kishte të drejtë Peter Pan-i!

A e mbani mend kur ishim të vegjël, kur çfarëdolloj gjëje që të ndodhte, mjaftonte edhe një tullumbace për të na rikthyer buzëqeshjen.

Më pas në adoleshencë mezi prisnim të rriteshim. Sepse nuk ishim të ndërgjegjshëm për kuptimin e fjalës “të rritur”. Se çfarë do të thoshte me të vërtetë fjala “të rritesh”.

Dhe i gjithë ky nxitim na bënte të adhuronim një të rritur pas një tjetri që prezantohej në jetën tonë, duke pritur diçka që le ta themi mes nesh asnjëherë nuk ishte ajo që kishim imagjinuar.

Sa prej jush e kanë patur me kaq nxitim që të rriten dhe sot do të ishin të gatshëm të paguanin me flori, apo si unë që do të shisnin edhe një veshkë, për t’u kthyer në kohën kur blerja e një tullumbaceje në pazar ishte zgjidhja e problemeve?

Mund t’ju rrëfej 3 gjëra që më mungojnë nga fëmijëria:

Më mungon të qenit e lumtur edhe pa një motiv. Më mungon të qenit gjithmonë e zënë me diçka. Por mbi të gjitha më mungon të marr gjithçka që dua me çdo forcë timen.

Mendoj se kam mësuar se të rritesh, të bëhesh e rritur, të paktën në rastin tim do të thotë vetëm: Të jesh vetëm!

Të kujdesesh për veten, të përballesh me problemet e tua. Mos ki ngut të rritesh, sepse se ke idenë sa me fat je!

Mos dëshiro të jesh e rritur, sepse bota e të rriturve është e komplikuar.

Qaj për një gërvishtje të lehtë, sepse dhimbjet më të mëdha janë ato që nuk kullojnë gjak.

Ji xheloze për gjërat e tua sepse kur të rritesh do t’i humbasësh.

Rritu vetëm nëse ke dëshirë të duash: Një ditë me dashurinë e vërtetë, vlen sa e gjithë jeta e një njeriu!

Kishte të drejtë Peter Pan-i!

Tërë ky nxitim për t’u rritur, për çfarë? Më pas kupton që të qenit fëmijë është gjëja më e bukur në botë!

Burimi: Vabbe

Share With:
Translate »
720 Views