Këshillat e vetme që çdo prind i ri duhet t’i kushtojë rëndësi

Ndonëse prindërimi nuk ka receta, janë disa “shtylla” ku duhet të bazohet “detyra” më komplekse e një prindi: ajo e edukimit të të vegjëlve.

1. Shpenzoni kohë me fëmijët tuaj dhe flisni për gjëra të rëndësishme.

Duke kaluar kohë me fëmijët tuaj, ata do të mësojnë të jenë të dashur dhe të kujdesshëm. Tregoni afeksion, interesohuni për jetët e tyre, bëni pyetje të hapura dhe mbështetini me çdo kusht. Një marrëdhënie pozitive mes jush dhe fëmijëve tuaj do t’u tregojë atyre si duhet të jetë një marrëdhënie funksionale në çdo fushë të jetës.

2. Jini shembull, idhull dhe mentor.

Fëmijët bëjnë ç’thoni ju, kur ju shohin që ju të bëni të njëjtën gjë. Kushtojini shumë rëndësi vlerave që po i përcillni fëmijëve tuaj: Ndershmëria, përulësia, kontributi në komunitet. Nëse bëni diçka gabim, pranojeni dhe tregojini si do e rregulloni. Vërtetoni se mund të vijnë tek ju kur kanë nevojë për ndihmë apo këshillë.

3. Bëjuani të qartë se të qenit zemërmirë është shumë e rëndësishme.

Të kujdesesh për të tjerët konsiderohet si një vlerë prioritare që u duhet përcjellë fëmijëve. Ruani të njëjtin standart pritshmërish për fëmijët tuaj në cilindo ambient. Pyesni mësuesit e tyre në shkollë a janë të sjellshëm e të mbarë. Inkurajojini t’i zgjidhin problemet që hasin duke pasur ndërmend edhe personat e tjerë të ndikuar nga zgjidhja.

4. Ngarkojini përgjegjshmëri.

Kur fëmijëve u kërkohet të bëjnë punë nëpër shtëpi, u jepet shansi të kujdesen për të tjerët dhe me kalimin e kohës do t’u bëhet shprehi. Nisni biseda për gjërat që po ndodhin rrotull jush apo në botë që t’u zgjeroni botëkuptimin dhe ta shohin përkujdesjen në një nivel më të gjerë. Gjithashtu, falenderojini dhe shprehuni mirënjohje. Motivojini të bëjnë të njëjtën gjë me të tjerët.

5. Ndihmojini të zgjerojnë horizontet për të kuptuar vështirësitë që hasin të tjerët.

Fëmijët zakonisht mendojnë për familjen e afërt dhe një grup miqsh, por për të zgjeroni rrethin e tyre, flitini për komunitete të tjera dhe për sfidat që hasin njerëz të ndryshëm në jetën e përditshme. Diskutoni tema problematike dhe gjeni zgjidhje së bashku për problemet që shihni në afërsi. Inkurajojini t’i dëgjojnë të tjerët, sidomos ata që janë ndryshe, për të kultivuar empati dhe dhembshuri.

6. Bëni të mundur që ata t’u bashkohen kauzave, të veprojnë dhe të ndihmojnë të tjerët.

Kur fëmija juaj ka një problem, ndihmojeni të veprojë, ta flasë dhe të punojë me të tjerët drejt zgjidhjes. Përpiquni t’i shihni interesat e tyre si kauza të cilave mund t’u bashkohen. Për shembull, nëse kanë qejf kafshët, mund t’i bashkohen një organizate jo-fitimprurëese që angazhohet në këtë fushë për të pasur një përvojë të dorës së parë.

7. Ndihmojini të identifikojnë ndjenjat e tyre dhe të zgjidhin konfliktet të vetëpërmbajtur.

Inkurajojini fëmijët tuaj të identifikojnë ç’po përjetojnë dhe ndihmojini t’i përballojnë me vetëkontroll si, frymëmarrje të thella, të numëruarit, etj. Gjithashtu, ndihmojini t’i zgjidhin konfliktet duke kuptuar ç’po përjetojnë personat e tjerë të implikuar.

Share With:
Translate »
50 Views