Pse Kate pati mbrëmë gjithë botën kundra për veshjen në Bafta?

Dje mbrëma, në Londër, u mbajt ceremonia e  71-të e British Academy of Film and Television Awards, që shpesh quhen Oscar-ët britanikë. Për të mbështetur lëvizjen #MeToo dhe Times’s Up, yjet e ftuar në ceremoni u nxitën të veshin të zeza, ashtu siç ndodhi në ceremoninë e Golden Globes. Shumica dërrmuese e ndoqën rregullin e pashkruar, por Kate Middleton e pati më të vështirë nga të gjithë.Si pjesëtare e familjes mbretërore, Kate nuk mund të bëjë asnjë lloj deklarate politike, qoftë kjo edhe në mbështetje të grave. Nëse do të vishej me të zeza, do të shprehte mbështetjen e saj ndaj një lëvizjeje politike. Nëse nuk do të vishej me të zeza, do të dukej sikur po dilte kundër gjithë grave të cilat kanë përjetuar ngacmim seksual. Është një dilemë thuajse e pazgjidhshme, por Dukesha diti si ta manovrojë.

Kritikat dolën në sipërfaqë në momentin që Kate doli nga makina me një fustan jeshil. Postime të shumta në Twitter shprehën zhgënjimin e tyre me zgjedhjen e Dukeshës. “E di që është protokoll, por po shpresoja që do ta përdorin këtë event për të vërtetuar se jemi një monarki moderne. Nuk është politikë, është mbështetje ndaj grave,” shkruan dikush. Ndërsa një tjetër thotë: “E di që mbretërorët nuk angazhohen dot në protesta e gjëra të ngjashme, por a do të bëhej nami sikur Kate Middleton të kishte veshur të zeza?”

Kate vetë mund të jetë mbështetësja më e madhe e lëvizjes Time’s Up, por ngaqë në BAFTA është e ftuar në emër të mbretëreshës, nuk mund të bëjë deklarata të tilla politike, qofshin të zëshme apo të heshtura. Sidoqoftë, Kate gjeti mënyrën për të shprehur qëndrimin e saj dhe e gjitha qëndron tek bizhuteritë. Nëse shihni me kujdes, ajo ka vendosur vëthë dhe varëse me smeraldë. Madje jo vetëm ajo, por një sërë të ftuarish kishin përdorur smeraldët si aksesorë.

Sidoqoftë, Kate gjeti mënyrën për të shprehur qëndrimin e saj dhe e gjitha qëndron tek bizhuteritë. Nëse shihni me kujdes, ajo ka vendosur vëthë dhe varëse me smeraldë. Madje jo vetëm ajo, por një sërë të ftuarish kishin përdorur smeraldët si aksesorë. Guri i gjelbërt është një simbol i vjetër i fuqisë femërore, i tillë ka qenë për një kohë shumë të gjatë. Që në fillesat e kohës, smeraldët i janë atribuuar krijimtarisë dhe fuqisë së femrave. Ngjyra e gjelbër ishte gjithashtu një simbol i rëndësishëm i militanteve për të drejtën e votës së grave në Britaninë e Madhe. Ishte një ngjyrë shprese. 

Kate mund të mos ketë veshur të zeza, por me detaje të vogla arriti të shprehë mbështetjen e saj. si një dilemë e pamundur mode, Dukesha ia doli mbanë me sukses.

Share With:
Translate »
952 Views