Pse nuk duhet ta zgjojme fëmijen ndërsa fle?

Gjumi përfaqëson për fëmijën një moment të rëndësishëm fiziologjik që ka lidhje me rritjen prandaj nuk duhet ta zgjoni ndërsa fle. Por ky rregull nuk vlen për të porsalindurit që kanë nevojë të ushqehen më shpesh. Nuk duhet ta zgjoni fëmijën as për ta ndërruar bebelinën, sepse mund t’i ketë ardhur ora e banjos apo sepse ka ardhur dikush për vizitë!

Përse nuk duhet në asnjë mënyrë të zgjojmë një bebe nga gjumi?

  • Gjumi është një nga faktorët që ndikon në rritjen e mirë të fëmijës. Ndërsa ai është në gjumë truri dhe trupi kanë mundësi të zhvillohen. Jo të gjithë flenë njësoj duke qënë se disa vuajnë më tepër prej kolikave prandaj nuk duhet të shqetësoheni duke e krahasuar me një bashkëmoshatar.
  • Mos e zgjoni fëmijën që fle sepse në të kundërt mund të dëmtoni aftësitë e tij për t’u vetërregulluar, dmth për të perceptuar urinë, të ftohtin të nxehtin, etjen apo ndjesinë e keqe që jep bebelina e papastër, dhe për pasojë nuk do të reagojë si duhet kur të ketë nevojë për ju.
  • Nëse e zgjoni fëmijën ka shumë mundësi që ai të nervozohet. Zgjimi jo fiziologjik mund të ndërpresë momentin e qetësimit të fëmijës dhe për pasojë do të shkaktojë një dëm emocional, pra do të irritohet.
  • Mos e zgjoni fëmijën sepse gjatë gjumit do të favorizohet rritja fizike dhe cerebrale e tij. Hormoni i rritjes do të lirohet pikërisht gjatë gjumit dhe nëse e zgjoni do të ndërprisni aktivitetin fiziologik të trurit.
  • Nuk duhet ta zgjoni fëmijën ndërsa fle, por tregoni kujdes me rritjen dhe ushqyerjen. Gjatë javëve të para pas lindjes fëmija duhet të vendoset në gji edhe ndërsa është në gjumë sepse në këtë mënyrë do të favorizohet edhe prodhimi më i mirë i qumështit të gjirit.

Share With:
Translate »
506 Views