Pse nuk flasin dy kushërirat me njëra-tjetrën? Reagon Albërie Hadërgjonaj

Lajmi që dy këshërirat, Beatrix Ramosaj dhe Angjelina Hadërgjonaj, nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjet është përhapur disa ditë më parë në media e portale, por arsyet, me gjithë aludimet në rrjet, nuk u mësuan. Thashethemet se vajzat janë grindur për një djalë a mik të përbashkët qarkulluan shpejt, por asgjë nuk u konfirmua nga vetë personazhet e përfshirë. Beatrix, madje, nuk ndjek në rrjet as tezen e saj, Albërien, dhe arsyeja as për këtë nuk dihet.

E kontaktuar nga Prive, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka mohuar lajmet e shpërndara ditët e fundit, madje ka shtuar se Angjela dhe Beatrix duhen shumë me njëra-tjetrën. Po pse nuk e ndiqen në Instagram? Albëria ka lënë të kuptohet se këtë gjë e dinë vetëm ato të dyja.

Me sa duket, kjo prishje e raporteve nuk duhet të kalojë kufijtë e familjes, ndaj edhe familjet Hadërgjonaj-Ramosaj nuk kanë reaguar për gjithçka është shkruar këto ditë në portale.

Share With:
Translate »
880 Views