“Pse nuk më pranonte babai”, flet vajza shqiptare e personazhit të famshëm italian

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ishe Alba Sgarbi, vajza e politikanit, kritikut të artit, analistit shumë të njohur në Itali, Vittorio Sgarbi. Alba ka lindur në Romë, nga një nënë shqiptare që quhet Kozeta Ajdini. Ndërsa babai, Vittorio Sgarbi ka pranuar ta njohë Albën, si vajzën e tij, kur ajo ishte 13 vjeçe.

“Unë kam lindur në Romë dhe kur kam qenë 5 vjeçe kur kam ardhur në Shqipëri. Kam vazhduar shkollën fillore dhe të mesme, të gjitha i kam bërë në Tiranë. Kontaktet me babanë i kam patur të rralla e takoja për pushime, 2-3 herë në vit. Unë kam jetuar me mamin. Raportet i kishim shumë të mira, edhe unë edhe mami. Ai ka dy fëmijë fëmijë të tjerë me gra të ndryshme. Ai s’ka dashur të krijojë asnjëherë  familje tradicionale. Në moshën 13 vjeçare babi më ka njohur ligjërisht dhe më ka dhënë mbiemrin e tij. Në media u shpërnda si lajm që atë kohë, ndërsa ne dolën publikisht bashkë në revistën “Chi” në vitin 2017. Është pak e sikleteshme të kesh atë peshë mbiemri”, u shpreh Alba.

Mediat italiane kanë shkruar shpesh,duke thënë se Sgardi nuk pranonte fillimisht ti njihte Kozetës, atësinë e vajzës. Alba e komenton kështu: “Mamaja ime ka qenë e martuar, dhe i shoqi i ka vdekur në aksident. Më pas ka njohur babanë tim dhe linda unë… Kauza ime ka qenë e vështirë për shkak të mentalitetit. Kur linda mamaja më vendosi mbiemrin e saj dhe donte ta mbante anonim lidhje sentimentale që kishte patur me Sgarbin. Më pas në moshën 13 vjeçare mora mbiemrin e babit. Po kështu kundra njohjes sime ka qenë edhe edhe mamaja e tij (Sgarbit), ka qenë kundra sepse donte që ai të krijonte familje”.

Share With:



390 Views