U gjet e dje gur në Francë: Familjarët e Brunilda Kovaçit kërkojnë ndihmë: “Djali 3-vjeçar ka tre ditë pa gjumë”

Familja e 37-vjeçares Brunilda Kovaçi nga Berati, e cila u gjet e pajetë në Francë pranë një parku, bën apel për ndihmë, pasi vetë nuk i kanë mundësitë.

Trupi i pajetë i Brunildës u gjet pranë një parku në zonën e Mougins në Francë, e zhveshur dhe gjysmë e djegur, ndërsa dyshohet se ajo është vrarë.
Ngjarja e rëndë është raportuar nga mediat franceze në 25 dhjetor dhe deri tani është arrestuar një person, si i dyshuar kryesor.
Me vete ajo kishte dhe djalin 3-vjeçar, fati i të cilit nuk dihet.


Halla e vogëlusht ka shkruar në “Iconstyle.al” se nga disa shqiptarë në Francë ka marrë informacione për djalin dhe thotë se gjendja është alarmante.
Që prej ditës së tragjedisë, ai nuk fle gjumë dhe kërkon të ëmën.
Ajo kërkon të hapet një numër llogarie në ndihmë të tij dhe të bëhet i mundur dërgimi në Shqipëri.
Gjithashtu shton se nuk kanë mundësi të sjellin as trupin e Brunildës.

Share With:



246 Views