“Pse u vonove?”, Chrissy Teigen vendoset me shpatulla pas murit nga vajza e saj

Koha është e shenjtë dhe duket se vajza e madhe e modeles Chrissy Teigen-it e ka kuptuar më së miri. Luna ka një axhendë të sajën dhe nuk dëshiron që t’i prishen planet. “Isha 1 minutë me vonesë, vetëm 1 minutë për të marrë Lunën nga shkolla. Ajo ishte kaq e ëmbël teksa rrinte në klasë por sapo u futa unë në dhomë, u vrenjt dhe më tha:” Ateherë? Pse u vonove?”, shkruan Chrissy në Twitter. Bashkëshortja e John Legend shpjegon se u vonua për shkak të një rruge të bllokuar. Ajo gjithmonë është shprehur se Miles është totalisht si i ati, ndërsa Luna nga ana tjetër është një miksim i të dyve, dhe pse duket sikur ka marrë më shumë nga Chriss Teigen.

Share With:
Translate »
347 Views