Psikologët ndahen në dy grupe: A duhet t’i «detyrojmë» fëmijët të puthin e përqafojnë të huajt

“Hajde të të puth pak xhaxhi, jepja tetës faqen, pse nuk afrohesh, sa i turpshëm qenke” Sa e sa herë ju është dashur ju si prindër të përballeni me situata të tilla ? E të zënë ngushtë, mund të keni detyruar fëmijën t’i afrohet personit që dëshiron ta përkëdhelë. Sipas ekspertëve , kjo gjë nuk duhet të ndodhë për asnjë arsye, pasi autonomia trupore duhet të ketë përparësi përpara mirësjelljes ndaj të rriturit. Edhe nëse bëhet fjalë për një person të afërt, por fëmija nuk është familjarizuar, duhet të keni kujdes me komandat që i jepni vogëlushit tuaj.
Për kolumnistin e Neë York Post Karol Markoëicz, etiketimi i përqafimeve familjare si të rrezikshme është absurde, pas ii shtrembërojmë fëmijës konceptin mbi dashurinë dhe afrimitetin. Përpara se t’i mësojmë se kujt duhet t’i afrohet dhe jo duhet t’i mësojmë të dallojë dashurinë seksuale nga ajo familjare. Mos seksizoni ndërveprime të pafajshme dhe mos i frikësoni fëmijët tuaj, por inkurajojini të jenë të afërt me njerëzit e dashur deri në momentin që ata të kuptojnë dhe të jenë vërtetë autonomë.
Ndërkohë nga ana tjetër The American Academy of Pediatrics mban qëndrim të prerë: “Mos i detyroni fëmijët tuaj të japin përqafime ose puthje për njerëzit që nuk duan. Është e drejta e tyre të vendosin nëse duan të afrohen me një person apo jo” .Në fakt, përqafimet e detyruara mund të japin idenë e gabuar mbi pëlqimin apo tërheqjen fizike. Deri në momentin kur ata të jenë gati per një gjë të tillë, ju mund t’i mësoni të trokasin duart me njerëzit apo t’u buzëqeshin e të tregohen të mirësjellshëm. Burimi: PUREWOW/LIVING

Share With:
Translate »
969 Views