Publikohen datat e riprovimeve për maturantët që nuk ia dolën dot në qershor

Për të gjithë ato maturantë që nuk ia dolën në një nga provimet e Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme datat e riprovimeve.

Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet në datë 24 gusht, Matematika në 31 gusht, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 27 gusht dhe Lënda me Zgjedhje në 3 shtator. Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Ashtu si dhe radhët e kaluara, edhe kësaj here provimet do të zhvillohen duke respektuar të gjitha masat që parandalojnë përhapjen e Covid-19 dhe në çdo klasë nuk lejohen më shumë se 10-15 maturantë.

Kujtojmë se provimi i matematikës së Maturës Shtetërore u kundërshtua nga shumë nxënës në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të provimit, ata u shprehën se kishte një nivel vështirësie mbi mesataren dhe në tezë kishte pyetje, që nuk i kanë mësuar në shkollë. Nxënësit dolën në protestë dhe kërkuan rishikim të tezës.

Si reagim ndaj kësaj, Ministria e Arsimit njoftoi më herët se do të bëjë një rishikim të tezës dhe u vendos që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua ‘online’, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”, shprehet Kushi, përmes një video mesazhi në “Facebook”.

Share With:
Translate »
169 Views