Sapo kishte lindur, përkeqësohet shëndeti i foshnjës në Tiranë, ndërron jetë në maternitet

Një foshnje ka ndërruar jetë sapo ka lindur në një maternitet në Tiranë, shkruan newsbomb.al. Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate, në orën 00.40 të datës 28 korrik 2021.

Grupi hetimor ndodhet në maternitet (Policia nuk e ka specifikuar emrin) dhe po bën hetimet e nevojshme si për të zbardhur shkakun e vdekjes së foshnjës së porsalindur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Mësohet se babai i foshnjës që ka ndërruar jetë, ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë, duke akuzuar mjekët se nuk i kanë dhënë kujdesin e duhur të porsalindurit. Fatkeqësisht, foshnja ka ndërruar jetë.

Share With:
Translate »
230 Views