Vranë kryefamiljarin në Klos: Nënë e bijë do dërgohen në spitalin psikiatrik

21 vjeçarja Aida Lezi dhe nëna e saj 51 vjeçe Mine Lezi do të dërgohen në spitalin psikiatrik. Gjykata e Rrethit të Matit pranoi kërkesën e prokurorisë në seancën e masës së sigurisë të mbajtur ditën e sotme. Nënë e bijë dyshohet se vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe do dërgohen në spitalin psikiatrik për t’u trajtuar nga profesionistët atje.

Fillimisht ata do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve gjinekologjike në spitalin Rajonal të Dibrës dhe më pas do të transportohen në një nga spitalet psikiatrike të vendit tonë.

Të dyja akuzohen se vranë kryefamiljarin Ylber Lezi, 47 vjeçin Ylber Lezi. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës. Si pasojë e plagëve të marra nga goditja 47 vjeçari humbi jetën në vend.

Share With:
Translate »
177 Views