Balluku ndan sekretin për fëmijët: Kur duan informacion në klasë shkojnë tek djali im, jo tek vajza e Ogertës

Në takimin elektoral të Partisë Socialiste me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, nuk kanë munguar edhe bisedat jashtë fushës së politikës.

E pyetur se si e menaxhon dhe e gjen kohën për familjen, Balluku tha se tashmë familjarët janë përshtatur me punët intensive në të cilat është përfshirë.

Gjithashtu në këtë takim, ajo tregoi se fëmijët ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministres Balluku janë në të njëjtën klasë.

“Që të dy janë shumë krenar për çfarë unë bëj dhe shumë të informuar pavarësisht se mundohem t’i mbaj larg. Fëmijët tanë janë edhe në një klasë. Dua të them edhe një sekret, fati i vajzës së Ogertës është se nuk mban mbiemrin e saj.

Kështu që kur duan një informacion në klasë nuk pyesin vajzën e Gertës, Djali thotë përse nuk pyesin Altean, ndërsa unë i them spiunoje. Si në rastin e hapjes së shkollës, kur vinte në shtëpi më thonte,-u çmenda përse vijnë të gjithë tek unë. Megjithatë ne mundohemi t’i mbajmë larg nga informacioni, televizioni, por sërish janë fëmijë që informohen.

Janë krenar për punën, por janë të shqetësuar kur mua më duhet të dal natën për të shkuar në ndonjë kantier, por tashmë janë mësuar. Sepse siç tha edhe Gerta është çudi që ne të kthehemi herët në shtëpi. Unë nuk do t’i influencoja që të bënin diçka që nuk do të donin”, tha Balluku

Share With:
Translate »
513 Views